Politike

Basha reagon pas bisedës me Kim: Falemiderit për ndihmën kundër COVID-19, opozita do insistojë në kërkesat e saj për qeverinë

Basha falenderon SHBA-në për ndihmën kundër COVID-19.
Featured image of article: Basha reagon pas bisedës me Kim: Falemiderit për ndihmën kundër COVID-19, opozita do insistojë në kërkesat e saj për qeverinë Yuri Kim dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës me ambasaodren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Kreu i opozitës shprehet se falenderon SHBA-në për ndihmën kundër COVID-19.

Më tej ai shton se PD do insistojë në testimin masiv dhe distancimin social, por do ofrojë dhe zgjidhje konkrete dhe transparencë nga qeveria.

Falemnderit Ambasada dhe SHBA për ndihmën kundër COVID-19. PD do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.  Fokusi ynë është jeta,shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në një reagim në mediat sociale ka bërë me dije se ka folur me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, ku u ka kërkuar bashkim gjatë kohës së pandemisë, pasi sipas saj nuk është koha për politikë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment