Politike

“Do godasim krimin”, Basha i nxjerr Ramës në video socialistët e akuzuar për vepra penale: Kur mashtron gjithë kohën, harron ç’ke thënë (VD)

Në një status në Facebook, Basha ka publikuar një video ku ka renditur të gjithë deputetët, kryebashkiakët socialistë, të cilët janë akuzuar për vepra të ndryshme penale
Featured image of article: “Do godasim krimin”, Basha i nxjerr Ramës në video socialistët e akuzuar për vepra penale: Kur mashtron gjithë kohën, harron ç’ke thënë (VD)
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim pas deklaratëve të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se paketa Anti-KÇK do të godasë të gjithë kriminelët, trafikantet dhe përdhunesit që kanë krijuar pasuri nga krimi. Në një status në Facebook, Basha ka publikuar një video ku ka renditur të gjithë deputetët, kryebashkiakët socialistë, të cilët janë akuzuar për vepra të ndryshme penale

Si ta kuptojmë një mashtrues?! Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë👇”– shkruan Basha krahas videos, teksa në pamje shfaqet Elvis Roshi, Vladrin Pjestri, Saimir Tahiri, Mark Frroku, Agim Kajmku dhe Vangjush Dako.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me tone të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku është diskutuar akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë seancë, qenë i ashpër me presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po punon kundër interesit të Shqipërisë përsa i përket integrimit dhe Reformës në Drejtësi. Në të njëjtin krah, Rama rreshtoi edhe Opozitën. Kryeministri u shpreh se ky ligj është kundër atyre që kanë përdhunuar gra e vajza deri më sot e pë rata që i kanë zhvatur shqiptarët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment