Politike

Basha: Rama të shkarkojë ministrin Ahmetaj nga përgjegjësitë për COVID-in, është në konflikt interesi

VIDEO
Basha u shpreh se qeveria duhet të rishikojë planin ekonomik.
Featured image of article: Basha: Rama të shkarkojë ministrin Ahmetaj nga përgjegjësitë për COVID-in, është në konflikt interesi Lulzim Basha

Tiranë- Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që t’i heqë Arben Ahmetajt, çdo përgjegjësi që ka për situatën e krijuar nga vend nga COVID-19.

“Minstri i ngarkuar në këtë portofol është në konflik interesi. Ai e di”, tha Basha gjatë komunikimit me gazetarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Qeveria nuk dihet t’i lërë qytetarët vetëm, duhet të kenë siguri absolute për qeverinë, duhet të ndihmojnë edhe bizneset dhe duhet të shtyjë detyrimet fianciare për bizneset që janë në vështirësi. Këto është ajo që po kërkoj me ngut në gjithë këto javë. Nuk ka më kohë për propagandë, nuk ka më kohë, sot duhet të rishikohet akti normativ dhe efektet duhet të ndihen tek qytetarët”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë thirrje për shtim të testimeve. Në një konferencë me gazetarët, online, Basha tha se duhet të testohen me urgjencë të gjithë ata që aktuliasht janë në lëvizje dhe në punë. Përsa i përket aktit normativ dhe pagave të luftës nga qeveria, Basha tha se duhen rishikuar në mënyrë që çdo qytetar t’i ketë të plotësuara kushtet minimale.

J.V/Dosja.al

Shto Koment