Politike

Basha: Rama synonte rrëmbimin e truallit të Teatrit, Veliaj leva e tij qorre

Basha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po i shërben mafies si një levë qorre e kryeministrit.
Featured image of article: Basha: Rama synonte rrëmbimin e truallit të Teatrit, Veliaj leva e tij qorre Lulzim Basha

TIRANË– Lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha tha në Abc News se synimi i vetëm i Edi Ramës ishte rrëmbimi i truallit të Teatrit.

Basha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po i shërben mafies si një levë qorre e kryeministrit.

“Po të kishim dashur ta shfrytëzonim si kapital politik nuk do e mbronim me trupat tanë. Është hera e parë që bashkë me teatrin bie dhe maska e regjimit. Mbreti sot është lakuriq. Akti i tij ka ngritur një stuhi revolte. Ky njeri ka pasur një qëllim të vjedhë tokën e teatrit ndërsa në planin e Bulevardit të ri ka pasur disa pole dhe një prej tyre ka pasur hapësirë edhe për një teatër multimodern.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teatrin e shembi Rama, Veliaj është një levë qorre e tij dhe kryebetonieri i mafies. Unë nuk e shoh parlamentin, ai është një landfilli i Republikës. Aty ka njerëz që u blenë dhe joshën. Ke një qeveri që blen gjithçka. Në parlament janë të gjithë plehrat e kombit”, tha Basha.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment