Politike

Basha: Rama po mban peng Reformën në Drejtësi! Ua kam thënë edhe ambasadorëve të huaj…

VIDEO
Shpresa për reformën në drejtësi, tha ai, është një qeveri e pakapur, teksa shtoi se kryeministri po mbron disa socialistë nga frika.
Featured image of article: Basha: Rama po mban peng Reformën në Drejtësi! Ua kam thënë edhe ambasadorëve të huaj… Lulzim Basha

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se reforma në Drejtësi po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Basha tha se ky opinion i tiji iu është bërë i ditur edhe ambasadorëve të huaj. Shpresa për reformën në drejtësi, tha ai, është një qeveri e pakapur, teksa shtoi se kryeministri po mbron disa socialistë nga frika.

“Drejtësi me Edi Ramën nuk ka. Ua kam thënë edhe ambasadorëve. Progresin dhe suksesin e reformës në Drejtësi e mban peng kryeministri. Mjafton të shohësh rastet Tahiri, Gjiknuri, Dako. Ua thashë dhe dje, pse e mban Dakon në kryesi ai? Departamenti i Shtetit e ka vënë në listë. Pse nuk e heq? Ca është Dako? Veza e artë? Jo mo jo, është prova ai. Prandaj reforma nuk jep rezultate. Edi Rama që ka tmerr drejtësinë e pavarur. Ata që bëjnë si të gëzuar kur e shohin që ka dështuar është një arsye më shumë që 25 prilli të jetë një ditë triumfi, me këtë qeveri nuk ka për të patur drejtësi. Do të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi”,-tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia penale nëse nuk zbaton planin me 5 pika!

(F.g/dosja.al)

Shto Koment