Politike

“Edi Rama ka dështuar”, Basha publikon VIDEO-n: Autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet vendi

Më tej në reagimin e tij kreu i PD shton se Rama nuk ka luftuar një ditë të vetme këto femoneme, por ka qenë bashkëpunëtorë më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij.
Featured image of article: “Edi Rama ka dështuar”, Basha publikon VIDEO-n: Autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet vendi Edi RAMA dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë sot një video ku akuzon kreun  e qeverisë, Edi Ramën se në qeveri e ka shoqërua padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti.

Më tej në reagimin e tij kreu i PD shton se Rama nuk ka luftuar një ditë të vetme këto femoneme, por ka qenë bashkëpunëtorë më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë! Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij! Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.

Po ashtu video është ripublikuar dhe nga Partia Demokratike, ku në një postim në Facebook shkruan: Edi Rama është i dështuar dhe i korruptuar! Prokurimet publike, koncesionet dhe PPP janë thjeshtë mekanizma vjedhje dhe pasurimi të paligjshëm për një grusht zyrtarësh të korruptuar dhe oligarkësh të lidhur me to. Për t’i hapur rrugë luftës ndaj korrupsionit, duhet të largohet Edi Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment