Politike

Basha: Presioni ynë anulloi tenderat, Rama të zgjerojë paketën e ndihmës për shqiptarët

VIDEO
Basha kërkoi sërish një zgjerim dhe një plotësim të paketës së ndihmës për popullin shqiptar, që është izoluar për shkak të Covid019. Basha sugjeroi që paketa për Shqipërinë të jetë të paktën sa gjysma e asaj që ka përgatitur Kosova për popullin e saj, që sipas kryedemokratit ka buxhet më të vogël.
Featured image of article: Basha: Presioni ynë anulloi tenderat, Rama të zgjerojë paketën e ndihmës për shqiptarët Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se ka qenë presioni i Opozitës ai që ka bërë që të anulohen tenderat dhe çdo proçedurë prokurimi. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se vendimi për të anuluar tenderat është lajm shumë i mirë, por është pak i vonuar.

Basha kërkoi sërish një zgjerim dhe një plotësim të paketës së ndihmës për popullin shqiptar, që është izoluar për shkak të Covid019. Basha sugjeroi që paketa për Shqipërinë të jetë të paktën sa gjysma e asaj që ka përgatitur Kosova për popullin e saj, që sipas kryedemokratit ka buxhet më të vogël.

Pjesë nga fjala e Bashës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria të plotësojë sot paketën e ndihmës. është e vakët. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurorimeve, uroj të jetë një lajmiI vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Çdo procedurë duhet të jetë transparente. Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.  Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë. Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë. Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shmicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar. Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anullohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie. Hapi i sotëm i kërkuar prej më shumë se 3 javësh nga opozita duhet të shoqërohet menjëherë me anullimin nga qeveria të të gjithë koncensioneve dhe pagesave për PPP-të dhe çdo lek i qytetarëve duhet të shpenzohet në dobi të tyre dhe vetëm për tejkalimin e krizës që ka shkaktuar pandemia. As shqiptarët dhe as Shqipëria nuk e kanë luksin të shpenzojnë miliona euro me koncensione, me PPP apo me tendera korruptivë të panevojshëm. Sot që flasim, shumica dërmuese e familjeve shqiptare po përballen me vështirësi të mëdha, vështirësi në kufijtë e mbijetesës, pa paga dhe pa të ardhura. Ndërkohë që bizneset janë lënë pa asnjë mbështetje dhe nën presionin sesi do të mund t’i kthejnë sado pak në gjendjen normale. Ndaj për këtë arsye kërkoj menjëherë një paketë të plotë ndihme, e cila të vijë në kufijtë e nevoja që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe mundësive që ofron buxheti i shtetit. Dua ta përsëris fare qartë: është e pafalshme që tre javë pas propozimit të opozitës për një paketë sociale dhe ekonomike Shqipëria të mjaftohet me një paketë që është vetëm sa një e treta (1/3) e paketës së Kosovës.

Kjo deklaratë e Bashës është bërë gjatë një konference me gazetarët, ku ka komentuar masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit. Agjencia e Prokurimi Publik ka marrë sot një vendim për të anuluar të gjitha tenderat me vlerë të vogël, që nuk lidhen me situatën e pandemisë. Sipas një njoftimi APP ka bërë me dije se  do të vijojnë tenderat që lidhen me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga COVID-19.  Ndalimi i tenderave do të vijojë për një kohë të pacaktuar, pasi nuk dihet se sa do zgjasë situata e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës. 

Ndërkohë COVID-19 po vijon të përhapet dhe numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

  • 15:44

    Anulimi i tenderave që s’kanë lidhje me COVID-19, Basha: Masë e marrë pas presionit të opozitës, duhet të kthehet në vendim qeverie

    Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar sot vendimin e Agjencisë së Prokurorimit Publik, e cila ka vendosur që të anulojë të gjthë tenderat që nuk kanë lidhje me situatën e COVID-19. Basha tha se kjo është një masë që mirëpritet nga opozita, por është një vendim i marrë me vonesë.

    Kreu i opozitës u shpreh më tej se anulimi i tenderave erdhi pas presionit të opozitës dhe sipas tij duhet të kthehet në vendim qeverie dhe fondet të shkojnë për përballimin e pandemisë.

    Prej më shumë dy javësh i kam kërkuar qeverisë të anullojë çdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën dhe me menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID -19. Sot mësuam jo zyrtarisht nga faqja e Agjencisë së Prokurorimeve Publike, APP, që qeveria ka vendosur anullimin e prokurimeve.  Së pari, dua të uroj që ky të jetë një lajm i vërtetë. Ndonëse një vendim i vonuar, më mirë vonë sesa kurrë Së dyti, dua t’i kërkoj qeverisë, që bën njoftime zyrtare për çështje shumë më të vogla se kjo që, këtë njoftim të APP, ta kthejë menjëherë në vendim qeveritar të qartë dhe të prerë.

    Sot emergjenca është dedikimi i çdo fondi për të menaxhuar situatën shëndetësore dhe ekonomike, e cila sa vjen dhe rëndohet. Kërkesa e opozitës që mori mbështetjen e shmicës së shqiptarëve sot është kthyer në një njoftim të Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe thirrja ime është që të kthehet menjëherë në një vendim qeveritar. Tenderat e panevojshëm, tenderat abuzive të cilat nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare duhet të anullohen me një vendim të qartë dhe të prerë qeverie”, u shpreh Basha.

  • 14:39

    A e keni bërë testin kundër COVID-19? Basha: S’kam pasur indikacion, e as mjekët s’ma kanë këshilluar këtë gjë

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pyetur sot nëse ka bërë testin kundër COVID-19 apo jo. Gjatë një konference online me gazetarët, Basha tha se nuk ka pasur asnjë indikacion për të bërë testin, pasi nuk ia kanë sugjeruar as mjekët.

    “Nuk kam pasur ansjë indikacion apo këshilla mjeku për t’iu nënshtuar testit. Deri tani nuk e kam bërë testin”, ishte kjo përgjigja e Bashës.

  • 14:30

    “Nuk kam kohë për politikë”, Basha ja lë ‘seen’ Ramës: Le të merret me popullin

    Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk ka kohë të merret politikisht me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë online me gazetarët, Basha u pyet për koment në lidhje me faktin që kryeministri Edi Rama e cilësoi ‘gomarllëk’ denoncimin e PD-së për maskat e skaduara. Basha shtoi se nuk ka asnjë përgjgje për kryeministrin dhe se do të ishte më mirë që ky i fundit të merrej me qytetarët dhe me hallet e tyre.

    Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë tani. Ai meqë ka kohë që të merret me opozitën, të gjithë këtë pasion ta harxhojë për të hartuar një plan që iu vjen në ndihmë shqiptarëve. Të mos merret me opozitën, por të shikojë hallet e popullit,“- tha Basha ndër të tjera.

Shto Koment