Politike

Basha publikon videon për Ramën: Si po bën jetë luksi me lekët e shqiptarëve, baxhanaku dhe miqtë që përfitojnë (VD)

Sipas Bashës, Rama po bën një jetë luksoze me paratë publike.
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video në profiling e tij ën Facebokk, ku e akuzon kryeminsitrin Edi Rama për një jetë luksoze. Në statusin e tij Basha shkruan se Rama po ‘zhvat’ sipërmarrjet e vogla dhe se po jeton në kurriz të parave publike.

Gjithashtu në videon e publikuar, kryeopozitari rreshton akuzat ndaj Ramës për të cilin shprehet se ka ndërtuar zyrën e tij me anë të një tenderi fantazëm prej 3.2 milionë eurosh.

Më pas kryedemokrati thekson se personat që përfitojnë nga këto tndera janë bashanaku dhe miqtë e Edi Ramës.

“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.

Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik,”- shkruan Basha krahas videos.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment