Politike

Basha publikon listën: PS bashkëpunon me grupet kriminale, me ta nuk hyjmë dot në zgjedhje

Ndërsa ftoi qytetarët për t’u bashkuar në protestën e 8 qershorit.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për shtyp nga selia blu, u shpreh mes të tjerash se nuk mund të bëhen zgjedhje me një sërë grupesh kriminale, që sipas tij veprojnë në qytete të ndryshme të vendit.

Ndërsa ftoi qytetarët për t’u bashkuar në protestën e 8 qershorit, Basha tha:

“Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurrohet në zgjedhje. Ne nuk mund të konkurrojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë”.

Sipas numrit një të opozitës, “Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment