Politike

Basha publikon historinë e vajzës nga Lezha: Të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. E papranueshme!

Basha shkruan se kjo që po i bëhet të rinjve sot është e papranueshme e se situata duhet ndryshuar menjëherë. 
Featured image of article: Basha publikon historinë e vajzës nga Lezha: Të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. E papranueshme! Lulzim Basha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm në Facebook një pjesë nga takimi që zhvilloi ditën e djeshme në qytetin e Lezhës. Basha publikoi një copëz nga biseda me një vajzë të re e cila kishte përfunduar dy universitete, një master dhe kishte emigruar në Francë mirëpo ishte kthyer për të ndihmuar familjen e saj pas humbjes së jetës së babait.

Basha shkruan se kjo që po i bëhet të rinjve sot është e papranueshme e se situata duhet ndryshuar menjëherë.

‘Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.’

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment