Politike

29-vjetori i PD-së/ Basha publikon foton e Berishës më ’90: Ia kemi dalë të jemi partia e shpresës

Basha ka deklaruar se në 29-vite Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës.
Featured image of article: 29-vjetori i PD-së/ Basha publikon foton e Berishës më ’90: Ia kemi dalë të jemi partia e shpresës Foto e publikuar nga Lulzim Basha

Tiranë- Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook për 29- vjetorin e themelimit të PD-së ka deklaruar se kjo parti është kthyer në shprese për shqiptarët.

“Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet! Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet Lulzim Basha.

Reagimi:

Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet! Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Vendi ende ndodhet në një krizë politike. Prej mujash opozita ka braktisur parlamentin dhe është krijuar “opozita re parlamentare”. Ndërkohë Basha nuk pranon që të ulet në tavolinë me Ramën edhe për gjendjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona. Ram i bën thirrje herë pas here që të ulen për të mirën e shqiptarëve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment