Politike

Basha pranë familjeve të prekura nga tërmeti: Ndoqa nga afër operacionet, po bëhet punë e madhe

Basha shkruan në një reagim në Facebook, se ka ndjekur nga afër puën e njësive të emergjencave dhe po bëhen përpjekje shumë të mëdha në kushte shumë të vështira për të nxjerrë gjall ata që janë nën rrënoja.
Featured image of article: Basha pranë familjeve të prekura nga tërmeti: Ndoqa nga afër operacionet, po bëhet punë e madhe Fotot e shpërndarë nga Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Durrës që lagjen 6 dhe 18, ku sipas tij ka ende njerëz nën rrënojat e pallateve të shmebura.

Basha shkruan në një reagim në Facebook, se ka ndjekur nga afër puën e njësive të emergjencave dhe po bëhen përpjekje shumë të mëdha në kushte shumë të vështira për të nxjerrë gjall ata që janë nën rrënoja.

Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore”, shkruan më tej Basha.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

REAGIM I PLOTË

Sonte në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira. Specialistët e kërkim-shpëtimit më shpjeguan sfidat me të cilat po përballen për një operacion të suksesshëm shpëtimi. I falenderova në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie, kur ende ka njerëz nën rrënoja dhe kur numri i atyre që kanë humbur jetën po rritet.

Qytetarë të shumtë më treguan për dëmtime të mëdha që kanë pësuar shtëpitë e tyre, shumë prej të cilave janë bërë të pabanueshme. Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore. Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë e partnerët tanë, do ta kalojmë këtë situatë tragjike.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment