Politike

Basha takon tre familje në Tiranë: Jetojnë në të njëjtin pallat, kanë të njëjtat halle. I sigurova se gjërat do ndryshojnë

VIDEO
Në një postim në Facebok, teksa publikon pamjet nga takimet Basha shkruan se familjet që ai ka takuar ndajnë të njëjtat halle që janë papunësia e lartë dhe emigracioni masiv.
Featured image of article: Basha takon tre familje në Tiranë: Jetojnë në të njëjtin pallat, kanë të njëjtat halle. I sigurova se gjërat do ndryshojnë Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka trokitur sot në dyert e disa familjeve në Tiranë, ku ka biseduar me ta për hallet dhe problemet e tyre të përditshme. Në një postim në Facebok, teksa publikon pamjet nga takimet Basha shkruan se familjet që ai ka takuar ndajnë të njëjtat halle që janë papunësia e lartë dhe emigracioni masiv.

Po ashtu numri një i opozitës, shkruan se Shqipërisë i duhet një ndryshim i madh në qeverisje dhe familjet shqiptare të mos vijojnë më largimin masiv nga vendi.

“#PotëDëgjoj Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan lideri i PD.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Shqipëri, ku bisedon për probleme të ndryshme që ata hasin përditë. Kreu i PD ka premtuar se ky do jetë në tur kombëtar, ku do evidentohen të gjitha problematikat dhe do bëhen pjesë e programit të tij qeverisës kur të vijë në pushtet. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment