Politike

Basha: Plani me 5 pika nuk është për qeverinë time, janë sugjerime për Ramën, t’i marrë dhe t’i përdorë

I ftuar në “Çim Peka live”, Basha tha se këto janë thjesht sugjerime që kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, duhet t’i përdorë.
Featured image of article: Basha: Plani me 5 pika nuk është për qeverinë time, janë sugjerime për Ramën, t’i marrë dhe t’i përdorë Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se plani ekonomik me pesë pika që ka bërë publik, nuk është bërë për qeverinë ‘Basha’, nëse do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në “Çim Peka live”, Basha tha se këto janë thjesht sugjerime që kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, duhet t’i përdorë.

“Ky plan është bërë sikur të ishte i zbatueshëm nëse do të ishim ne në qeveri. Nuk është bërë për qeverinë Basha pas 25 prillit. Është bërë si një formë sugjerimi. Le t’i marrë Rama dhe qeveria e tij dhe t’i përdorë. Unë jam i bindur që nëse ai do të ishte në vendin tim do të fërkonte duart, por nuk është kjo zgjidhja,”- tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cili është plani me 5 pika i propozuar nga Lulzim Basha?

1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Për të gjithë ata që kanë humbur punën prej pandemisë, Basha propozoi një çek me 16 mijë lekë të reja në muaj, rritjen e ndihmës ekonomike dhe shtimin e pensioneve me 2 mijë lekë të reja. Për të paktën 6 muaj, Basha kërkoi 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv, ndërsa bizsnesve prodhuese t’u subvencionohet qeraja në shumën e 50%.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment