Politike

Basha përsërit thirrjen për largimin e Ramës: Populli i diktoi Metës vendimin për anulimin e 30 qershorit

Në reagimin e tij Basha shkruan se  Shqipëria dhe mbarë Europa është e tronditur nga përgjimet e publikuara nga “BILD”.  Ndërsa më tej komenton dhe vendimin e Metës dhe e quan të diktuar nga bashkimi më i madh i shqiptarëve.
Featured image of article: Basha përsërit thirrjen për largimin e Ramës: Populli i diktoi Metës vendimin për anulimin e 30 qershorit Pamje nga protesta e opozitës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video nga protesta e djeshme, ku bënë dhe një herë thirrje për largimin e Ramës.

Në reagimin e tij Basha shkruan se  Shqipëria dhe mbarë Europa është e tronditur nga përgjimet e publikuara nga “BILD”.  Ndërsa më tej komenton dhe vendimin e Metës dhe e quan të diktuar nga bashkimi më i madh i shqiptarëve.

“Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane”, shton kreu i opozitës.


POSTIMI I PLOTË

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Presidenti Ilir Meta vendosi që të anulonte datën 30 qershor për zgjedhjet lokale. Ndërkohë që opozita krahas këtij vendimi vijoi protestën e saj dhe kërkoi largimin e Ramës. Nga ana tjetër maxhoranca ka kundërshtuar vendimin e Metës, duke e quajtur antikushtetues dhe Rama e cilëson të turpshëm.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment