LIVE UPDATES
Politike

Basha përmbyll takimet në Kosovë, zbulon detaje nga bisedat me Veliun dhe Veselin: Dialogu rruga e vetme për njohjen e ndër

20 Korrik 2020, 20:00 Nga DOSJA
Basha përmbyll takimet në Kosovë, zbulon detaje nga bisedat me

KOSOVË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbylli turin e takimeve në Kosovë me nënkryetarin e LDK, Agim Veliu dhe kreun e PDK, Kadri Veseli. Basha garantoi Veliun, se Partia Demokratike do të mbështesë gjjithmonë aspiratat e popullit të Kosovës, për lëvizjen e lirë. Gjithashtu kryedemokrati u shpreh, se trashëgimia e presidentit Ibrahim Rugova do të jetë udhërrëfyese në investimin e Kosovës dhe ndërkombëtarëve për njohjen reciproke me Serbinë.

Postimi i plotë

Në selinë e Partisë sonë simotër, Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbisedova me Nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, zotin Agim Veliu. Kam besim se investimi 30 vjeçar i LDK-së, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike, për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Diskutuam për situatën politike dhe ekonomike të Kosovës, ku shpreha bindjen se trashëgimia e Presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë udhërrëfyese në udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për të arritur në finalen e dialogut me Serbinë: Njohjen reciproke midis dy vendeve. Uroj dhe shpresoj që sa më parë të plotësohet aspirata e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, ndërsa e garantova zotin Veliu, se unë dhe PD jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme. Fatkeqësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore, ishte e pamundur të takoja Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, të cilit i uroj shërim sa më të shpejtë.

Ndërsa gjatë takimit me kreun e PDK Kadri Veseli, Basha i doli në krah këtij të fundit, duke thënë se anjë akuzë ndaj komandantëve apo ushtarëve të UÇK, nuk mund ta njollosë luftën e për liri dhe pavarësi, ndërsa shprehur bindjen se drejtësia do të triumfojë. Përsa i përket dialogut, Basha dhe Veseli ndanë të njëjtin qëndrim, se është rruga e vetme për të çuar përpara njohjen e ndërsjellë

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të bisedoj gjatë pasdites me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotin Kadri Veseli, për zhvillimet në Kosovë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij. Asnjë akuzë ndaj komandantëve apo ushtarëve të UÇK-së, nuk mund ta njollosë luftën për liri dhe pavarësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova ishte viktima dhe jo agresori. E megjithatë, të gjithë të akuzuarit nga ana e viktimës, i janë përgjigjur thirrjeve të drejtësisë, ndërsa agresori ende nuk është përgjigjur për krimet, vrasjet, përdhunimet dhe genocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës. Edhe kësaj here jam i bindur se drejtësia do të triumfojë, dhe Kosova do të vazhdojë të konsolidohet si shtet i pavarur, i zhvilluar dhe i integruar në strukturat euroatlantike. Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndamë të njëjtin qëndrim me z.Veseli se dialogu është rruga e duhur për të çuar në procesin e njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve. Kam bindjen se udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës do të arrijnë me maturinë, guximin dhe pjekurinë e treguar deri më sot, të përballen me sfidat që ka përpara Kosova, qoftë ato që lidhen me dialogun, politikën e brendshme, çështjet ekonomike apo dhe proceset integruese të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Basha u takua me figura të rëndësishme të politikës në Kosovë. Basha nisi takimet me kryeministrin Avdullah Hoti, për të vazhduar më pas me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe drejtues të partive më të mëdha në vend.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim veliu kadri veseli lulzim basha agim veliu kadri veseli lulzim basha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni