Politike

Basha tregon mendimin që ka për Ramën: E kam thënë mijëra herë (VD)

Një prej tyre ka kërkuar mendimin e Bashës për Ramën dhe kreu i opozitës u përgjigj duket thënë se ai e ka thënë mendimin e tij prej kohësh dhe Kryeministri ka dështuar.  
Featured image of article: Basha tregon mendimin që ka për Ramën: E kam thënë mijëra herë (VD) Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, për disa minuta ka komunikuar me qytetarët ën Facebook, ku ata e kanë pyetur për çështje të ndryshme. Një prej tyre ka kërkuar mendimin e Bashës për Ramën dhe kreu i opozitës u përgjigj duket thënë se ai e ka thënë mendimin e tij prej kohësh dhe Kryeministri ka dështuar.

Çfarë mendimi keni për Ramën, kundërshtarin tuaj politik?

Mendimet e mia për kundërshtarin tim politik nuk janë të natyrës time personale, Rama ka dështuar në gjithçka. Se çfarë mendoj unëpër kundërshtarin tim poltik nuk është sekret, pasi e kam thënë mijëra herë. E rëndësishme është se çfarë mendimi keni ju, a jeni gati që bëni dryshimin dhe të merrni fatet e fëmijëve tuaj në duar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Kreu i PD është pyetur nga qytetarët për zgjedhjet e reja, ku tha se nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike. Po ashtu u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, që për të mund të zhvilloheshin dhe nesër dhe ishte i bindur në fitore do ketë votim e numërim elektronik. Një pjesë të komunikimit ia dedikoi programit të PD, ku tha se qytetarët duhet të jenë gati për ndryshim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment