Politike

“Po vdesin njerëz në QSUT”, Basha ngre alarmin: Kapaciteti i kirurgjisë është përgjysmuar (VD)

Në reagimin e tij teksa u pyet nga një qytetar, kreu i opizitës u shpreh se QSUT sot është në gjendje katastrofike dhe është ulur kapacitetii  spitalit të Kirurgjisë dhe pse u inaugurua vetëm pak ditë më parë.
Featured image of article: “Po vdesin njerëz në QSUT”, Basha ngre alarmin: Kapaciteti i kirurgjisë është përgjysmuar (VD) Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga bashkëbisedimi me qytetarët ka ngitur alarmin për QSUT-në, duke thënë se po vdesin njerëz pasi nuk po marrin shërbimin e duhur. Në reagimin e tij teksa u pyet nga një qytetar, kreu i opizitës u shpreh se QSUT sot është në gjendje katastrofike dhe është ulur kapacitetii  spitalit të Kirurgjisë dhe pse u inaugurua vetëm pak ditë më parë.

E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.

Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”, u shpreh Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Kreu i PD është pyetur nga qytetarët për zgjedhjet e reja, ku tha se nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike. Po ashtu u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, që për të mund të zhvilloheshin dhe nesër dhe ishte i bindur në fitore do ketë votim e numërim elektronik. Një pjesë të komunikimit ia dedikoi programit të PD, ku tha se qytetarët duhet të jenë gati për ndryshim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment