Politike

Raporti i Freedom House, reagon Basha: Bie maska e demokracisë fasadë, duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve

  • Freedom House: Shqipëria shënon rënie në qeverisje demokratike
  • Kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se partia që ai drejton do t’ua kthejë institucionet njerëzve duke vendosur standarte demokratike në vend.
    Featured image of article: Raporti i Freedom House, reagon Basha: Bie maska e demokracisë fasadë, duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve Foto ilustruese

    TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” lidhur me lirinë e medias në Shqipëri. Basha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se raporti tregon dështimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

    Më tej, kreu i PD-së shkruan se partia që ai drejton do t’ua kthejë institucionet njerëzve duke vendosur standarte demokratike në vend.

    “Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni. Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurre për shtetin. Ne duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm“-shkruan Basha. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    raportin e “Freedom House” shkruhet se Shqipëria edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar një rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria merr vetëm 3.82 pikë. Reagime për raportin ka pasur edhe nga politika shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, presidenti Meta dhe opozita.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment