Politike

Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës, dënova dhunën e policëve në protestë kundër minorenëve dhe gazetarëve 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Basha, ka bërë  ka bërë thirrje për hetim transparent për vrasjen të ngjarjes së ndodhur më 8 dhjetor ku mbeti i vrarë Klodian Rasha. Kreu i opozitës dënon gjuhën e kryeministrit dhe dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe gazetarëve. 
Featured image of article: Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës, dënova dhunën e policëve në protestë kundër minorenëve dhe gazetarëve  Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar bisedën që ka bërë ditën e sotme në takimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Basha, ka bërë  ka bërë thirrje për hetim transparent për vrasjen të ngjarjes së ndodhur më 8 dhjetor ku mbeti i vrarë Klodian Rasha. Kreu i opozitës dënon gjuhën e kryeministrit dhe dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe gazetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë.”– shkruan ai.

(a.k.dosja.al)

Një Koment në “Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës, dënova dhunën e policëve në protestë kundër minorenëve dhe gazetarëve 

  1. Pse skèrkon hetime pèr veten mor idjot
    Ata qè i paguan ti pèr tè rekrutuar minorenèt me shku nè protest
    Je i pari qè duhet tè dènohesh me burg tè pèrjetshem

Shto Koment