EkonomiPolitike

‘Falenderoj Nobelistët’/ Basha shpall programin: Më i miri i 30 viteve të fundit, koha e premtimeve boshe ka marrë fund, kemi rënë në greminë! (VD)

Basha tha se koha e premtimeve boshe ka marrë fund, dhe se PD ka gati programin më të mirë ekonomik të 30 viteve të fundit, i cili sipas tij është hartuar edhe nga Nobelistë, por edhe pse s’përmendi emra, tha se do të prezantohet në javët në vijim.
Featured image of article: ‘Falenderoj Nobelistët’/ Basha shpall programin: Më i miri i 30 viteve të fundit, koha e premtimeve boshe ka marrë fund, kemi rënë në greminë! (VD) Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANE- Lulzim Basha u ndal edhe tek programi ekonomik i përgatitur nga Partia Demokratike. Basha tha se tashmë janë rreth 50% e shqiptarëve në varfëri dhe se shqiptarët presin investime, por ekonomia punon për një grusht njerëzish. Basha tha se koha e premtimeve boshe ka marrë fund, dhe se PD ka gati programin më të mirë ekonomik të 30 viteve të fundit, i cili sipas tij është hartuar edhe nga Nobelistë, por edhe pse s’përmendi emra, tha se do të prezantohet në javët në vijim.

Lulzim Basha: Zgjidhja e krizës është prioriteti numër një. Qeveria duhet të ishte e përgjegjshme, të kishte një plan që i vjen në ndihmë shoqërisë. Ne jemi fokusuar tek ndërtimi i një plani konkret, një alternative. Falenderoj nobelistët dhe të tjerët që kanë prestiduaar reformat në vendet e tyre, dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hartimin e programit më ambicioz që ka parë Shqipëria. Ky dimër ekonomik do mbarojë. Ky dimër ekonomik sot ka hyrë në çdo Shqipëri. 50% e shqiptarëve jetojnë në varfëri zyrtare, nën kufijtë e varfërisë.

 

 

Ekonomia shqiptare sot, punon për një grusht njerëzish. Ekonomia shqiptare duhet të punojë për çdo shqiptar dhe shqiptare. Për këtë ka mbaruar koha e premtimeve të mëdha dhe boshe. Koha e premtimeve boshe ka marrë fund. S’ka asnjë dyshim se ky është produkt fyes për shqiptarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qasja e PD dhe e imja nuk është për premtime boshe, por me plan dhe vizion e ofertë konkrete për shqiptarët.

Dua t’i kthehem edhe njëherë të dhënave ekonomike. S’jemi në buzë të greminës, por kemi rënë në greminë. INSTAT bie poshtë me këto të dhëna. 49% e popullsisë është e varfër. Nuk ka shanse reale për të çuar fëmijët në shkolla. Të ardhurat e tyre janë nën kufirin zyrtar.

Deklaratat e Lulzim Bashës, u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.

Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se  ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment