Politike

Basha ngre zërin pas mbylljes së portaleve: Kjo është kriminale, të nisin hetimet

Në një status në Twitter, Basha shkruan se është kriminale të përfitosh nga kjo fatkeqësi dhe të mbyllësh mediat që tregohen kritike ndaj qeberisë dhe sjellin zërin e qytetarëve sa më afër.
Featured image of article: Basha ngre zërin pas mbylljes së portaleve: Kjo është kriminale, të nisin hetimet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve pas mbylljes së portaleve, një prej tyre ishte edhe Dosja.al.

Në një status në Twitter, Basha shkruan se është kriminale të përfitosh nga kjo fatkeqësi dhe të mbyllësh mediat që tregohen kritike ndaj qeberisë dhe sjellin zërin e qytetarëve sa më afër.

Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha.

Portali i parë që u mbyll ishte “JOQ”, ndërsa vetëm pasditen e sotme hosti i Dosja.al u bë i paaksesueshëm.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment