Politike

Basha ngre zërin e qëllon tavolinën: Rama t’i thërrsë mendjes, se do ketë pasoja. Të mbyllen call center dhe fasoneritë

Basha ku me tone të forta dhe duke qëlluar tavolinën, kërkoi që të mos ketë standardë të dyfishta dhe të lihen punëtorët në mëshirë të fatit.
Featured image of article: Basha ngre zërin e qëllon tavolinën: Rama t’i thërrsë mendjes, se do ketë pasoja. Të mbyllen call center dhe fasoneritë Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë përgjegjëse. Basha ishte i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, ku me tone të forta dhe duke qëlluar tavolinën, kërkoi që të mos ketë standardë të dyfishta dhe të lihen punëtorët në mëshirë të fatit.

I kemi mbështetur në të gjitha masat e qeverisë dhe kemi kërkuar që të jenë dhe më të forta. Psh këtë njoftimin e fundit për të lënë vetëm një anëtarë i familjes një orë në ditë për pazaret. Por kjo është një standard i dyfishtë, pasi lejon ende hapur fabrikat me shumë punonjës. I bëj thirrje t’i thërrasë mendjes dhe të mos vijojë me fjalime, se kjo ëshjtë skandaloze. Është përgjegjës ai dhe qeveria për të gjitha pasojat që do ketë.  Ia parashtrova dhe në Këhssllin e Sigurisë e më tha që do vepronte, akoma nuk është bër gjë. Duhet të mbyllen urgjentishtë fasonët”, u shpreh Basha me tone të forta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment