Politike

Basha nga Durrësi thirrje qeverisë: Duhen urgjentisht specialistë të kualifikuar për verifikimin e saktë të dëmeve në banesa (VD)

Basha ka deklaruar se grupet vlerësuese në terren po japin vlerësime kundërthënëse për sigurinë e banesave.

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke bërë një inspektim për banesat e shembura në Qerret, është shprehur se grupet vlerësuese në terren po japin vlerësime kundërthënëse për sigurinë e banesave.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se duhen angazhuar urgjentisht specialistë të kualifikuar për verifikimin e saktë zyrtar dhe ligjit të banesave.

“Duhen vënë para drejtësisë të gjithë ata që japin urdhëra kriminalë që të çertifikohen objektet e pabanueshme si të banueshme.Taksat e qytetareve duhet tu rikthehen atyre, pasi sot kanë me nevoje se kurrë. Me to duhet të mbeshtet biznesi dhe ekonomia e dëmtuar rëndë. Zvarritja, neglizhenca, korrupsioni dhe propaganda rrezikojnë jetë dhe na zhysin më thellë në krizë ekonomike dhe sociale.”, u shpreh ai

Reagimi:

Një sjellje kriminale po denoncohet nga qytetarët. Grupe vlerësuesish që shkojnë dy apo tre herë dhe japin vlerësime kundërthënëse për sigurinë e banesave.

Në Durrës disa banorë pohojnë se u kanë ardhur tre herë vlerësuesit. Dy herë ua kanë nxjerrë banesat të pabanueshme dhe pastaj të banueshme.

Sipas familjarëve që takova ka një tendencë këtë javë me urdhër nga lart që megjithë gjendjen e rrezikshme të banesave ato të konsiderohen të banueshme pasi qeveria nuk ka lekë për ndertimin e tyre.

Ky është skenari që vrau 24 njerëz në Thumanë. Kjo është vrasje me paramendim dhe kërkon ndërhyrje të menjëherëshme të organeve të drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk mundet të përsëritet tragjedia e Thumanës, ku ndonëse pallatet ishin vlerësuar të pabanueshme pas 21 shtatorit, banorët u udhëzuan të futeshin brenda me ardhjen e dimrit. Apo në Durrës ku objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit u lanë jashtë vëmendjes duke sjellë viktima.

Kjo që pashë në Durrës dhe që po ndodh kudo me vleresimet është KRIMINALE. Është fytyra e vërtetë e Rama-Ahmetajt që vetëm të mos preken paratë e 10 oligarkëve janë gati të sakrifikojnë jetët e njerëzve. Janë 150 milion dollarë që shkojnë për 10 oligarkë ndërsa vuajtjet e njerëzve që u goditën nga tërmeti vetëm shtohen.

 

Duhen angazhuar URGJENTISHT specialistë të kualifikuar për verifikimin e saktë zyrtar dhe ligjit të banesave. Duhen vënë para drejtësisë të gjithë ata që japin urdhëra kriminalë që të çertifikohen objektet e pabanueshme si të banueshme. Taksat e qytetareve duhet tu rikthehen atyre, pasi sot kanë me nevoje se kurrë. Me to duhet të mbeshtet biznesi dhe ekonomia e dëmtuar rëndë. Zvarritja, neglizhenca, korrupsioni dhe propaganda rrezikojnë jetë dhe na zhysin më thellë në krizë ekonomike dhe sociale.

Basha në takim me banorët: 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë deklaroi se 500 inxhinierë janë në terren për të bërë inpektimet e ndërtesave.  Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projeti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment