Politike

Basha në Urën Vajgurore: Parat e shqiptarëve në 5 duar që japin ryshfete të majme

Kryedemokrati ndërsa ftoi banorët e Urës Vajgurore që të marrin pjesë në protestën e datës 16 mars, akuzoi se Kryeministrin Edi Rama se i ka çuar parat e shqiptarëve në 5 oligarkë, që japin ryshfete të majme.
Featured image of article: Basha në Urën Vajgurore: Parat e shqiptarëve në 5 duar që japin ryshfete të majme Kryetari i PD Lulzim Basha me një tregtar në Urën Vajgurore

URA VAJGURORE- Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në një takim me banorët e zonës së Urës Vajgurore. Gjatë vizitës së tij në kuadër të parapërgatitjeve për protestën e datës 16 mars, Basha u shpreh se pas çdo propagande të Ramës fshihet një një vjedhje e madhe.

“Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për vetëm e tij dhe ministrat e tij, se kur i rrotullon prapë se prapë punët aty me njëri-tjetrin i llokoçisn. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin. Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjehdur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe. Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe”, është shprehur Basha.

Po ashtu i Basha takoi një prej tregtarëve të zonës, i cili ankohet për rritjen e taksave dhe braktisjen e vendit nga fermerët dhe jo vetëm. Sipas tij çdo ditë që po kalon biznesi po bëhet edhe më i vështirë, ndërsa shton shumë biznese në zonë kanë falimentuar.

Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. 

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment