LIVE UPDATES
Politike

Shkolla në Kodër-Kamëz, Basha nga Luzi i Kavajës: Po shkatërron UBT-në, aty do ndërtohen pallate

7 Prill 2019, 10:20 Nga DOSJA
Shkolla në Kodër-Kamëz, Basha nga Luzi i Kavajës: Po

KAVAJË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas vizitës që bëri në Rrogozhinë ka shkuar në fshatin Luz të Kavajës ku ka zhvilluar një takim me fermerët.  Në fjalën e tij, Basha theksoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama e hoqi rimbursimin e TVSH-së për të falimentuar fermerët shqiptarë dhe për t’i lënë ata të konkurojnë me produktin e importit.

Ndër të tjera kreu, Basha u shpreh se projekti i shkollës që do të ndërtohet në Kodër Kamëz po bëhet në mënyrë që kryebashkiaku Erion Veliaj, të ketë hapësirë për të ndërtuar edhe pallate.

Mbi të gjitha, Basha theksoi se po shkatërrojnë fidanishten që përdoret si laborator fushor nga studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Nuk mjafton që u kapën duke vjedhur te Unaza e Re, tani duan të prishin universitetin, do të ndërtoheshin aty dy fakultete të reja. Por shkon ky sejmeni i Ramës, Veliaj dhe thotë do ta marr unë këtë tokën. 200 metra më andej po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet shkolla dhe nuk cënohet masterplani për universitetin që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë, por jo se plani nuk është për shkollë. Kjo ishte loja. Ai do të vendosë shkollën aty që pjesën tjetër të ndërtojë pallate 10-katshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar te Universiteti i Kamzës”- tha ai.

Kryedemokrati ‘thumboi’ edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u filmua teksa argëtohej dhe këndonte në një club nate në Tiranë. 

“Sytë e botës do të jenë aty për të parë forcën dhe bashkimin e një populli europian. Ju ftoj që të mos mungoni ditën e shtunë. Vjedhja është 100 mijë euro në orë. Ndërkohë që dëgjoni batuat pa kripë të tij, ai vjedh 100 mijë euro, prandaj bashkohuni me ne,”– tha Basha.

Fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Akti i fundit i heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më criminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6 përqind. Çfarë do të thotë kjo? 

Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi I qumështi ose duhet ta shesë 14 përqind më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvensionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike. Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk I marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja. Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?!

E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri i vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet i korruptuar.

Me 16 shkurt nisëm një ndryshim epokal dhe jam I bindur se siç keni treguar forcën dhe pjesmarrjen tuaj në këtë ndryshim epokal, kështu do të vazhdoni të jeni në ballë të kësaj lëvizjeje që do të ketë një dhe vetëm një përfundim: nisjen e një epoke të re lirie dhe demokracie, një epoke të re drejtësie dhe mirëqenie për çdo shqiptar.

Vëllezër dhe motra, beteja që kemi nisur, nuk është thjeshtë dhe vetëm për largimin e Edi Ramës. Askush më mirë se ju nuk e di se me 16 shkurt, bashkimi popullor deklaroi Edi Ramën dhe regjimin e tij të Rilindjes, të mbaruar e të përfunduar njëherë e mirë. Por betreja jonë është për shumë më shumë se kaq.

Ne duhet të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë. Që pjell pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që e lidhin fatin e tyre me kriminelët, me oligarkët. Që shtiren para popullit si çlirimtarë dhe sapo ulen në karrigen e kryeministrit fillojnë dhe vjedhin taksat tuaja, pasuritë tuaja, pronat tuaja, të ardhmen e fëmijëve tuaj, spitalet e shqiptarëve, shkollat e shqiptarëve dhe bëjnë gjithçka për të ndalur rrugën tonë drejt Europës. Por, ajo rrugë është shpëtimi ynë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur një tur rreth të gjithë qyteteve të Shqipërisë, teksa i ka ftuar qytetarët në protestën e paralajmëruar të opozitës që  do të zhvillohet më 13 prill në orën 18:00 përpara Kuvendit.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kavaje basha ne luz te vogel lulzim basha takim me fermeret basha ne kavaje basha ne luz te vogel lulzim basha takim me fermeret

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni