Politike

Basha në kongresin e PPE: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, fokusi kryesor i takimeve me drejtuesit europianë

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.
Featured image of article: Basha në kongresin e PPE: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, fokusi kryesor i takimeve me drejtuesit europianë Foto nga kongresi i PPE

KROACI– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

Burime nga PD, bejne me dije se kryetari Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ , Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred WEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020.

Mesohet se kryetari i PD Lulzim Basha ka planifikuar takime me zyrtarët më të lartë të BE dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment