Politike

Basha shkon në familjen e Agimit dhe Fitores, zotohet para të zotit të shtëpisë: Nuk ka për të mbetur fëmijë shqiptari pa u shkolluar

VIDEO
Basha ka premtuar se nëse ai vjen në pushtet do kujdeset më shumë për fëmijët dhe nuk mbetet asnjë pa u shkolluar, pavarësisht bindjeve politike e gjendjes financiare.
Featured image of article: Basha shkon në familjen e Agimit dhe Fitores, zotohet para të zotit të shtëpisë: Nuk ka për të mbetur fëmijë shqiptari pa u shkolluar Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e Agimit dhe Fitores. Në bisedën me kryefamiljarin, Basha ka premtuar se nëse ai vjen në pushtet do kujdeset më shumë për fëmijët dhe nuk mbetet asnjë pa u shkolluar, pavarësisht bindjeve politike e gjendjes financiare.

Në një video në Facebook, Basha shkruan se kjo familje me 8 fëmijë përballet çdo ditë me skamjen, për shkak të qeverisjes së papërgjegjsjhme.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Çdo ditë kalon mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash për familjen e madhe prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores. Dhe kjo është vetëm një prej familjeve shqiptare që përballet me skamjen! Mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social. Hapi i parë: drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve. #PotëDëgjoj #ditëmëtëmira“, shkruan Basha në Facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Shqipëri, ku bisedon për probleme të ndryshme që ata hasin përditë. Kreu i PD ka premtuar se ky do jetë në tur kombëtar, ku do evidentohen të gjitha problematikat dhe do bëhen pjesë e programit të tij qeverisës kur të vijë në pushtet. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment