Politike

Basha: Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ka frikë nga zgjedhjet

VIDEO
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se me pranimin e bërë, ai kishtë prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit.
Featured image of article: Basha: Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ka frikë nga zgjedhjet Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar pranimin nga maxhorancave të kërkesave të opozitës parlamentare. Në një konferencë urgjente për shtyp, Basha u shpreh se me pranimin e bërë, ai kishtë prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit.

Rama është njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet. As Ramiz Alia nuk ishte kështu. Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ishte marrëveshje që dëshironim por më e mira e mundshme. Kishim të bënim me një njeri në panik. Në gënjeshtrat e shumta që ka këputur sot, kjo ka qënë një nga ato fanare. Është e qartë si drita e diellit”, tha kryedemokrati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment