Politike

Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes: I dëshmoi mbarë botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim

Lideri demokrat thekson se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.
Featured image of article: Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes: I dëshmoi mbarë botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit.

Basha shkruan se Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor. 8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës. Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.’- shkruan Basha.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment