Aktualitet

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Ëngjëll Dakli: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar

Basha shkruan në Facebook se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale
Featured image of article: Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Ëngjëll Dakli: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar Lulzim Basha dhe Ëngjëll Dakli

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish deputetit, ish ministriti dhe ish kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Engjëll Daklit.

Basha shkruan në Facebook se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale

‘Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli. Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish kryebashkiaku i Elbasanit, Ëngjëll Dakli ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 66-vjecare si pasojë e koronavirusit. Dakli ndodhej për kurim në Turqi mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment