Politike

Basha me tone të forta nga protesta: Shqiptarët refuzuan Ramën në 30 qershor

Basha me tone të forta u shpreh se 30 qershori tregoi se  shqiptarët e refuzuan atë dhe nuk pranuan që të jenë të nënshtruar.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur nga protesta dhe tha se në 30 qershor  shqiptarët refuzuan të keqen.

Basha me tone të forta u shpreh se 30 qershori tregoi se  shqiptarët e refuzuan atë dhe nuk pranuan që të jenë të nënshtruar.

“Jemi triumfi i popullit mbi regjimin. Një javë më parë në 30 qershor ne refuzuam të keqen. 30 qershori ësthë një referendum kundër së keqes, Rama ik, Rama ik. 30 qershori është një monument i lirisë, 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajos  kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën që të ndahen nga e keqja. 30 qershori tregoi se shqiptarët refuzuan regjimin e Ramës. Vet kandidioi, vet votoi, vet numëroi dhe prap i vodhi votat e Edi Rama, por ai nuk fshen dot refuzimin e një populli ku 85% e refuzuan”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment