LIVE UPDATES
Politike

Basha publikon takimin me studentët: Do rrisim financimin për ata që vijnë nga familje në nevojë. Të lidhim universitetin

3 Mars 2020, 13:47 Nga DOSJA
Basha publikon takimin me studentët: Do rrisim financimin për ata

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka takuar disa studentë, ku me ta ka diskutar në lidhje me programin e arsimit që ai propozon si zgjidhje nëse vjen në pushtet. Basha takimin me të rinjtë e ka në vijim të postimeve të tij në Instagram, ku i pyeti ata se çfarë do bënin po të ishin një ditë në krye të Ministrisë së Arsimit.

Basha u tha studentëve se universiteti duhet lidhur me tregun e punës, me anë të trajnimeve, e praktikave të ndryshme. “Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesorë të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen, qeverisjen dhe politikëbërësit”, u shpreh Basha.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Basha: Mirë? Si jeni? Si jeni?

Studente: Përshëndetje!

Basha: Pyetja që bëra unë ishte provokative, “Po të ishit për një ditë ministër Arsimi çfarë do bënit?” Si ju përgjigjet?

Studente: Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Problemi që ka arsimi sot në Shqipëri është…nuk di çfarë të thuash më para; duke filluar nga tarifat, nga kushtet që kemi, nga literatura që përdorim sot në shkollë, nga tarifat e larta që është një problem tepër i madh për familjet shqiptare me rrogat që marrin prindërit tonë.

Studente: Unë do t’ju jepja më shumë mundësi studentëve që kanë familjet më nevoje, me ndihmën ekonomike.

Basha: Rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

Studente: Po, pikërisht sepse prindërit janë emigrantë dhe nuk kanë mundësi, tre fëmijë në familje.

Studente: Unë vij nga Dibra edhe kur erdha në fillim këtu në Tiranë, erdha në atë Tiranën e mundësive shumë të mëdhaja.

Basha: Veçanërisht për ne Dibranet.

Studente: Por nuk e gjeta kështu, ishte një Tiranë super e vështirë.

Basha: Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit,  e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit. Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet.

Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund. Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies. Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.

Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë. Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para. E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë.

Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë. Se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigande. Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu.

Studentë: Shqiptarët janë lodhu, të gjithë po kërkojnë një shpresë, diçka për të ndryshuar sepse gjendja…

Basha: Shpresa për ndryshim jeni ju.

Studente: Dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë këtu dhe të luftojmë.

Basha: Pa diskutim!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet lulzim basha po te degjoj basha me studentet lulzim basha po te degjoj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni