LIVE UPDATES
Politike

VD-E FORTË! Grida Duma-Bashës: Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund!

18 Dhjetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
VD-E FORTË! Grida Duma-Bashës: Mbështetja ime pa kushte për

TIRANË – Deputetja demokrate Grida Duma mbështeti Lulzim Bashën në drejtimin e selisë blu. Në Kuvendin e sotëm të PD-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Duma fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha për heshtjen e gjatë për zhvillimet brenda partisë dhe humbjet e vazhdueshme të saj në zgjedhje. Ajo e quajti lëvizjen e tij për rithemelim të PD-së si lëvizje “dumbabiste dhe antiamerikane”.


Në fjalën e saj, deputetja Duma e quajti Bashën personin më të pafajshëm mes demokratëve, por theksoi se mbështetja e saj pa kushte pa Bashën ka përfunduar. Ajo e konsideroi Berishën si fajtorin kryesor për pikën ku ka arritur kjo parti. Duma kujtoi se ish-lideri historik i PD-së ka qenë rrufepritësi dhe mbrojtësi i parë i Lulzim Bashës gjatë këtyre 8 viteve. Gjithashtu, ajo iu drejtua Berishës se nuk mund të digjet jorgani i vlerave të PD-së për të djegur pleshtin e interesit personal.

FJALIMI I GRIDA DUMËS

Unë dhe ju jemi sot këtu, sepse këtu duhet të jetë cdo democrat I përgjegjshëm për misionin e Partisë Demokratike.

Unë nuk mund të isha kurrësesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës, megjithese ndjej keqardhje te madhe njerezore, per damkosjen e tij me vulen e listes se zeze te Shteteve te Bashkuara.
Por unë nuk jam ketu kurresesi per t’u bere maska antizhgenjim e Lulzim Bashes.
Ishin pasojat e gabimeve e dobesive tona dhe padiskutim dhe të kryetarit tonë qe i cuan ne ate miting qindra demokrate te inatosur me gjendjen e familjes sonë politike.

Kam qenë me syte dhe veshet e hapur ndaj atyre demokrateve atje, qe nuk shkuan ne ate miting per te luftuar Ameriken bashke me Sali Berishen. Jo! Disa shkuan atje per te larguar kryetarin, permes kryengritjes teresisht personale dhe thellesisht anti-amerikane te Berishes. Sali Berisha ishte mjeti, jo qellimi i tyre dhe kjo parti duhet ta beje qellim të sajin madhor, kthimin e atyre demokratëve nga rruga e verber e karshillekut provincial ndaj Shteteve te Bashkuara.
Ky eshte viti 2021, nuk eshte viti 1914 dhe Shqiperia nuk mund te kthehet 100 vjet mbrapa, hipur mbi mushken e marrezise haxhiqamiliste.

Syte e mi sot e ndajne qartesisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokrate qartesisht te revoltuar me lidershipin. Veshet e mi e ndajne qartesisht klithmen e deshperuar te Sali Berishes, nga deshperimi i atyre demokrateve te inatosur me lidershipin.

Troç fare une me zemer isha dhe jam edhe me ata demokratë, jo me Sali Berishen, po me ata demokrate te cfilitur nga humbjet e njepasnjeshme perballe regjimit te Edi Rames.
Ndersa me mendje une jam sot ketu, jo per Lulzim Bashen, po me keta delegate dhe me te gjithe demokratet e thjeshte, qe nuk e konceptojne dot Partine Demokratike nen hijen e listes se zeze te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ama nese per hater te Sali Berishes une nuk mund ta imagjinoj dhe jo me te kontribuoj per nje PD ne perplasje me Shtetet e Bashkuara, as per hater te aleances se patjetersueshme me Shtetet e Bashkuara, une nuk mund ta ndjek dot me syte e me veshet mbyllur Lulzim Bashen. Keshtu qe do u beja thirrje te gjitheve qe te mos i kthejme Shtetet e Bashkuara ne nje sinonim te Bashes dhe as demokratet e foltoreve ne sinonim te konvulsionit anti-amerikan te Berishes.

Thënë këtë ne nuk jemi këtu per te kontestuar legjitimitetin e kryetarit, as per te te kerkuar doreheqjen.

Dorëheqjen, ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur në fakt Sali Berisha jo vetem nuk ia kerkoi, po doli me vrap ne krah të tij dhe bashke me TË dolem ne krah qe te gjithe ne ketu; bashke me ata qe u turren te te ngrene gijotinen ne fushen e stadiumit).
Ta dhame voten perseri pa te thene as gjysem fjale pasi nuk i fituam zgjedhjet.
Keshtu kemi gabuar qysh nga viti 2013! Prandaj ky absurd erdhi ne kete pike, ku ti na dole humbes vetem tani qe Sali Berisha humbi fytyren ne bojen e zeze te vules non grata.

Pordo s’do Sali Berisha, ti je kryetari legjitim i Partise Demokratike dhe mitingu i dhimbshem i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot kete fakt.

Pavaresisht pranise atje te atyre delegateve te kuvendit qe votuan shkarkimin Bashes (askush s’e di numrin e tyre te sakte, po shumica e delegateve nuk nishin atje, sepse jane sot ketu), ai miting ishte dhe mbetet nul nga pikepamja ligjore, formale, statutore.
Por ama asnje nga arsyet qe i cuan atje ata demokrate, nuk ishte dhe nuk behet dot nul nga pikepamja morale, politike dhe strategjike per Partine Demokratike.
Sepse po, ne nuk kemi arritur të fitojmë disa here rresht pavarësisht masakrave zgjedhore ose dhe prej masakrave zgjedhore.

Sepse po, duhet te mbaje te njejten linje parimore te PD-se, sic beme me non gratat e meparshem kur me sekonda nxorre deklaratat per perjashtim nga politika dhe jo te beje parimorin me non gratat e kampit kundershtar, ndersa me non graten e kampit tone të shmangeshim.

Sepse po, ne duhet te ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore bashke me Sali Berishen – qe tete vjet rresht t’u be mburoje dhe kurre nuk e tha nje fjale kritike per ty derisa iu prek interesi personal.
Ti duhet te ballafaqoheshe me faktet zgjedhore duke i analizuar ato me dinjitetin intelektual dhe duke ndertuar nje model lidershipi demokratik, gjitheperfshires, strategjik. Model moral ne radhe te pare.

Sepse po, ne duhet te benim skuadra deputetesh perfaqesuese me pelqimin e demokrateve te bazes.

Sepse po, ti duhet te krijoje hapesire per te gjitha vlerat e figurat e krijuara ne vite nga kjo parti, jo forume gjysmake ne kerkim te servilizmit te anetareve te tyre.

Por ja qe ne kete sherr brenda familjes, paradoksalisht tik e sot nje avantazh te madh zoti kryetar!

Sepse ti je me i pafajshmi ne kete mes dhe pikerisht Sali Berisha eshte fajtori me i madh mes nesh, qe sjemi te gjithe sidoqofte me fajtore se sa ti.

E perseris, nga pikepamja njerezore une ndjej keqardhje te madhe per damkosjen e tij fatale. Nuk e hedh poshte kurre miqesine pa interes me te edhe pse e di qe nga sot miqesia e tij pa interes me mua, mund te behet armiqesi klasore ndaj meje. Por nuk me tremb kjo aspak, sic nuk me tremben po me bene te qesh me keqardhje, sulmet vulgare te hienave te tij ndaj meje qekur te dola ne krah të demokratëve dhe jo atij ne kete perplasje te interesit te tij personal me interesin e Partise Demokratike.

Partia Demokratike nuk e ndihmon dot Sali Berishen, duke bere harakirin ku ai na ftoi t’i bashkohemi. Sepse Sali Berisha nuk ka me asgje per te humbur, ndersa Partia Demokratike nuk mund te humbase çdo gje per te ngushelluar egon e pakufishme te tij. Per me teper, une nuk mund ta amnistoj dot ATË nga faji i tij me i pajustifikueshem.
Duke kerkuar ndjese foltore me foltore pse mbeshteti Lulin, ai nuk e shlyen dot fajin per faktin se kurre nuk e hapi gojen per ta kritikuar Bashen. Perkundrazi, sa here Sali Berisha hapi gojen, tete vjet rresht, ai vetem e mbrojti Lulzim Bashen nga cdo vranesire e motit politik, duke krijuar boterisht idene se Lulzim Basha ishte zgjedhja e tij e paprekshme. Kurre asnje vranesire humbjesh apo deshtimesh, nuk u kthye ne rrebesh mbi koken e kryetarit tone, sepse Berisha ishte rrufepritesja e plotfuqishme mbi catine e zyres se tij. Madje ishte Berisha që vrapoi i pari te shpallte masakren zgjedhore pas humbjes se 25 prillit, duke e shpallur Bashen nje fitimtar te vjedhur.
Por akoma me keq, duke kerkuar ndjese foltore me foltore pse e mbajti ne supe Lulzim Bashen, ai nuk e shlyen dot kurre fajin e stermadh te abuzimit me ndjenjat e me respektin e demokrateve ndaj tij, per ta kthyer Partine Demokratike ne nje foltore turpi kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kujt ia tregon Sali Berisha ambasadorin sovjetik dhe ne emer te kujt ai merr persiper te vendose paralelen e turpshme mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve te Bashkuara?

Kurren e kurres ne emrin e gjenerates qe shembi diktaturen dhe te demokrateve qe frymezimin e gjejne tek Amerika, jo tek foltoret me dumbabiste te mbledhur ne hotelet e Amerikes per t’i bere hosana Sali Berishes. Kurren e kurres ne emrin e Partise Demokratike. Kurren e kurres ne emrin tim dhe ne emrin tuaj.

Kujt ia tregon Sali Berisha korruptimin e qeverise amerikane dhe ne emer te kujt flet ai, duke e akuzuar Departamentin e Shtetit si vegel te mafies sikur po flet per nje qeveri te korruptuar te Amerikes Latine dhe jo per Shtetet e Bashkuara te Amerikes?

Kurren e kurres kjo akuze monstruoze ndaj Shteteve te Bashkuara nuk mund te legjitimohet as me vulen e vjeter te PD-se, as me logon e vjeter te PD-se, as me sedren e vrare te kryetarit te vjeter te PD-se.

Kujt ia tregon Sali Berisha dhe ne emer te kujt tjeter pervecse te interesit te tij krejt personal, flet ai per pabesine, beseprerjen apo shkeljen kanunore te Lulzim Bashes ndaj lirise, sovranitetit, demokracise? Une nuk e di cfare bese i ka dhene Lulzim Basha Sali Berishes dhe as nuk e kuptoj cilin nen te kanunit ka shkelur Lulzim Basha, duke vendosur me ne fund interesin e Partise Demokratike mbi interesin personal te Sali Berishes. Por une di qe kurren e kurres nuk eshte shkelur as interesi dhe as statuti i Partise Demokratike, duke e pezulluar Sali Berishen nga Grupi Parlamentar i saj. Sali Berishen Partia Demokratike dhe te gjithe ne, e kemi mbajtur ne maje te kokes si nje idhull absolut dhe nese dikush i ka borxh dikujt, per kete plage te madhe qe iu hap PD-se, me siguri nuk jemi ne qe ia kemi borxh Sali Berishes, qe te na katandise NGA nje parti demokratike, ne nje sekt dumbabist antiamerikan. Mbase as Sali Berisha nuk i ka asnje borxh askujt prej nesh, te zgjedhurve te PD-se.

Po padiskutim ai i ka shume borxhe demokrateve te thjeshte, qe e mbajtn ne maje te kokes 30 vjet dhe ndryshe nga ne, NUK perfituan kurre asgje prej kesaj partie, prandaj nuk ka pse i merr zvarre me vete ne humneren e egoizmit te tij pa limit.

Kryetar! Dua te ta them sot ne sy te ketyre burrave e grave, se mbeshtetja ime pa kushte per ty, ka marre fund bashke me respektin tim pa kushte per autoritetin moral te Sali Berishes ne Partine Demokratike.

Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe ti te hapesh syte dhe veshet, ndaj gjithe atyre demokrateve qe jane pasoja e gjalle e verberise dhe shurdherise te derisotme.

Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe të lemë pas verbërinë tetevjecare te vetëm gjemave e masakrave dhe te
SHIKOJMË NGA VETJA NE RADHE TE PARE, sepse duhet të
jeni JU qe na coni ne fitoren mbi Edi Ramen.

Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe duhet harruar tanimë se mund ta mundim Edi Ramen me të njëjttin model, duke e kthyer partine ne bunker sic e ka bere ai PS per veten e tij.

Une sot jam me Lulzim Bashen po nga sot Lulzim Basha duhet te jete me te gjithe demokratet, pa perjashtim, pervec Sali Berishes.
Te cilit ia them ketu sot dhe mund t’ia them neser ne sy kudoqofte, se per mua e ka humbur jo vetem autoritetin moral mbi te djathten shqiptare po edhe të drejtën për të qënë gjasme kritiku i saj. Sepse duke vene interesin e tij krejt personal mbi interesin me strategjik te Shqiperise dhe te PD-se po e po, eshte kthyer ne nje manipulator ndjenjash njerezore te atyre qe vetem jeten nuk dhane per te 30 vjet. Boll! Per pleshtin e interesit te tij personal nuk mund te digjet jorgani i vlerave esenciale te kesaj familjeje politike.
Prandaj le te mos merremi me Berishen me tej.
Le ta leme ne shenjtnin e tij sic thote Migjeni a ne shejtanine e tij sic mund te thoshte Fishta. Dhe le te merremi me pikerisht arsyet qe ai perdor per manipulimin e tij, qe t’i marrim demokratet e stadiumit mbrapsht nga rruga e humneres personale te Sali Berishes dhe te marrim perpara Edi Ramen megjithe regjimin e tij te korruptuar.

Udhehiq Lulzim Basha dhe une te garantoj te gjithe mbeshtetjen time ne cdo hap.
Por po ashtu i garantoj te gjithe demokratet, keta te ketushmit dhe ata te atjeshmit, se ne asnje hap te gabuar, une nuk e mbeshtes me Lulzim Bashen pa ia thene ne sy te tyre publikisht ate qe mendoj.

Sistemi i hipokrizise qe që është ngritur ne kete parti, me moton “ beni si them une mos beni si bej une, duhet shembur me forcen e fjales, arsyes, sinqeritetit dhe vendimmarrjeve realisht kolegjiale. Fakti qe Sali Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial drejt Lulzim Bashes direkt pas humbjes, ndersa direkt pasi mbi te Lulzim Basha ushtroi te drejten e pezullimit te tij nga grupi per arsye te nje force madhore, Sali Berisha peshtyu mbi tere embelsirat qe kishte shperndare per Lulin pas cdo humbjeje, eshte kulmi i ketij sistemi hipokrizie.

Pa e asgjesuar kete sistem, duke i treguar vendin qe i takon Sali Berishes dhe duke i treguar te verteten qe i duhet thene Lulzim Bashes, ne do ta kemi të vështirë të fitojmë.

Ju dhe Une nuk jemi ne kete parti per te ngushelluar humbesat e zgjedhjeve apo te zgjidhjeve , po per te fituar zgjedhjet duke gjetur zgjidhjet bashke me te gjithe demokratet.
Dhe së bashku do ti gjejmë. Rroftë Partia Demokratike!

 

LAJMI KRYESOR: LIVE-Basha zhbën vendimet e Berishës, ish-kryeministri jashtë strukturës drejtuese

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike grida duma kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni