Virale

Basha mblodhi demokratët në selia/ Grida Duma e veshur “shik”, rikthehet me krahë të thyer Said Dollapi (FOTOT)

Nuk kanë munguar as fotot nga "parada" e demokratëve, të cilët janë futur njëri pas tjetrit për në takimin me kryedemokratin Lulzim Basha.

TIRANË- Ditën e sotme, Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu, ku ka vendosur datën e protestës së radhës së opozitës, e cila do të mbahet më 21 qershor.

Nuk kanë munguar as fotot nga “parada” e demokratëve, të cilët janë futur njëri pas tjetrit për në takimin me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndryshe nga hera e shkuar ku ishte veshur sport, kësaj here Grida Duma kishte zgjedhur një fustan “klas”, ndërsa pas saj ka hyrë edhe Said Dollapi.

Dollapi është sekretari organizativ i PD-së, i cili u dhunua nga policia në protestën e 10 majit.

(k.m/dosja.al)

  • Vendoset data për protestën e radhës, paralajmëron Basha: Rama na ka shpallur luftë
  • Shto Koment