Politike

Basha vizitë të papritur në Mallakastër: 30 Qershori ishte një masakër elektorale (FOTO)

Sot kreu i demokratëve është ndalur në Mallakastër, ku ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron KapllanaJ.
Featured image of article: Basha vizitë të papritur në Mallakastër: 30 Qershori ishte një masakër elektorale (FOTO) Lulzim Basha gjatë takimit në Mallakastër

MALLAKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

Sot kreu i demokratëve është ndalur në Mallakastër, ku ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”, u shpreh Basha. Më tej numri një i opozitës vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh lideri i opozitës në takimin  me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

(A.B. Dosja.al)

  • 21:23

    “Jo betejë për karrige”, Basha në Fier: Jemi për ndryshim rrënjësor të sistemit

    Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, ka thwnw se mbështetesit e opozitës janë “proevropianë” dhe të ndryshëm nga Edi Rama. “Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë”, tha Basha.

    Duke vënë dukje gjendjen shumë të veshtirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

    Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perseritet më kurrë.”- tha Basha. 

Një Koment në “Basha vizitë të papritur në Mallakastër: 30 Qershori ishte një masakër elektorale (FOTO)

  1. Jepuni nga nje kafe te gjithe atyre 9 vetave qe paska ne Fier Basha se i paguaj une

Shto Koment