Politike

Basha lëshon ‘bombën’: Gjylameti pjesë e përgjimeve për dosjen 184. Spiropali e përfshirë me Xibrakën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se deputetja Blerina Gjylameti është e përfshirë në të, ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës.

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar edhe artikullin e gazetës gjermane “Bild” ku përmendej e ashtuquajtura dosja 184. 

Basha ka deklaruar se deputetja Blerina Gjylameti është e përfshirë në të, ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës

Pyetje: Zoti Basha, zonja Gjylameti është shprehur se shkrimi është paguar nga paratë e pisëta të Partisë Demokratike. Keni ndonjë koment?

Lulzim Basha: Zonja Gjylameti do të ishte së bashku me zonjën Spiropali dhe zonja të tjera, ndër të pandehurit kryesorë, sepse vetë zonja Gjylameti është pjesë e dosjes 184, ndërkohë që zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së hetimit të Xibrakës. Kështu që njerëzit në konflikt interesi nuk mund të përbëjnë asnjë burim të besueshëm, as për median, as për qytetarët. Përtej të shkretës Gjylameti, që ja kanë ngarkuar këtë mision të pamundur, për të përgënjështruar gazetën më të madhe të Evropës, e vërteta që mbetet është kjo: nuk ka njeri në Evropë që s’e ka marrë vesh se Edi Rama ka blerë zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi, e ka diktuar krimi këtë parlament dhe këtë qeveri. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar datën 25 maj për protestën e radhës pas një takimi me aleatët dhe me Kryesinë. Basha tha para gazetarëve se deputetja Gjylameti ishte e përfshirë në dosjen 184, ndërsa ministrja Spiropali në dosjen “Xibraka.” Gjitashtu Basha i kërkoi demokratëve që të mos e mbështesin ish-deputetin Bedri Hoxha për Klosin.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment