Politike

Basha largohet nga Tirana, darkë informale në Ishëm me aleatët e PD-së, disktohet aksioni opozitar

Edhe pse në një darkë informale, në të cilën mungojnë disa prej aleatëve tema e diskutimit të mbrëmjes mësohet të jetë vazhdimi i aksionit opozitar.
Featured image of article: Basha largohet nga Tirana, darkë informale në Ishëm me aleatët e PD-së, disktohet aksioni opozitar Lulzim Basha dhe aleatët e PD-së

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një darkë informale me aleatët e PD.

Burime bëjnë me dije se darka po zhvillohet pranë kantinës së kreut të PAA-së Agron Duka në fshatin Ishëm të Durrësit. Mësohet se gjithashtu të pranishëm në darkë është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi; kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Në takim mungon kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ndodhet jashtë vendit.

Edhe pse në një darkë informale, në të cilën mungojnë disa prej aleatëve tema e diskutimit të mbrëmjes mësohet të jetë vazhdimi i aksionit opozitar.

Mesa duket nga kampi opozitar do të rinisin protestat edhe pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se gjatë asaj të 8 qershorit ishte planifikuar për t’u djegur Kuvendi. Deklaratë e cila është mohuar nga ana e PD. Megjithatë kreu i shtetit këmbëngul se ka prova lidhur me pretendimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment