Politike

Të vdekur nga koronavirusi në Itali, Basha apel qeverisë: Merrni masa menjëherë, nisni kontrollet në pikat kufitare

Basha ka kërkuar që të nisin kontrollet në pikat kufitare në mënyrë që virusi mos të depërtojë në vend.
Featured image of article: Të vdekur nga koronavirusi në Itali, Basha apel qeverisë: Merrni masa menjëherë, nisni kontrollet në pikat kufitare Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë shqiptare për të marrë masat lidhur me përhapjen e koronavirusit në vend. Basha ka kërkuar që të nisin kontrollet në pikat kufitare në mënyrë që virusi mos të depërtojë në vend.

Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare,”-shkruan Basha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi ka prekur edhe Italinë, një prej vendeve fqinje me Shqipërinë prej të premtes së 21 shkurtit ku u shënuan 3 të infektuarit e parë, ndërsa ditën e djeshme kanë humbur jetën dy persona.  Në vetëm kaq pak kohë pasi u shënuan edhe dy viktimat e para në Itali është rritur edhe bilanci i të infektuarëve në të gjithë Italinë. Është mësuar se numri i të sëmurëve është përhapur në 5 rajone, ku janë  raportuar si të infektuarrreth 76 persona. Qeveria italiane pas një mbledhje të  jashtëzakonshme për virusin konfirmoi mbylljen e shkollave, anulimit të ndeshjeve si dhe të disa institucioneve publike. Ndërkohë rreziku ekziston edhe për vendin tonë, pasi jemi shumë pranë Italisë, por sipas  Silva Binos karantinat janë të përcaktuara në rast nevoje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment