SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se ai nuk do ndalet me propozimet dhe i bën thirrje qeverisë të dëgjojë masat e opozitës. Në një intervistë për Neës 24, Basha ka kërkuar dhe rishikimin e Buxhetit të vitit 2020 dhe të ketë fonde shtesë, për shëndetësinë, shtresat në nevojë dhe masa lektësuese për ekonominë.
“Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot“, tha ndër të tjera Basha.
PJESË NGA DEKLARATA
Është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të rishikohet pa vonesa të mëtejshme, të aplikohen këto fonde në 3 fronte kryesore të betejës: Shëndetësia, me theks mbrojtja e personelit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve, Shtresat në nevojë, të gjithë ata që janë në pamundësi totale ekonomike, duke përfshirë këtu edhe ata që janë në pamundëis të marrjes së pagës, për shakak të masave shtrënguese ndaj ndërmarrjeve apo për shkak se janë të punësuar në bzinese të vogla që goditen nga këto masa dhe masat lehtësuese ekonomike.
Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot. Do të uroja shumë që në vend të debatit politik, në vend të batutave, që nuk sjellin as ushqim për shqiptarët, nuk sjellin as zgjidhje për ekonominë, as pajisje për shëndetësinë, të fokusohemi në këto zgjidhje realiste. Padyshim, ekspertiza jonë mbetet në dispozicion të qeverisë për t’i orientuar, për të parë sesi realizohen këto masa, që nuk janë asgjë tjetër përveçse paketa e masave standard që po merr sot bota, e përshtatur për kushtet e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të sipërmarrjes për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Për t’i dhënë minunimunin jetik qytetarëve në nevojë dhe shëndetësisë pajisjet e nevojshme për t’u përballur me këtë epidemi. Plani ynë i masave është plotësisht i zbatueshëm, nëse ka mirëmenaxhim, nëse ka transparencë dhe vullnet për t’i çuar paratë aty ku duhet. Për të mos hapur një diskutim tani se çfarë është më e rëndësishme sot, shëndeti, mirëqenia e 3 milionë shqiptarëve apo kontratat e 12 koncesioneve. Nuk dua të jap asnjë çast as përshtypjen më të vogël se këto propozime po i bëjmë për të vënë në vështirësi qeverinë apo për të nxjerrë zbuluar të parin e qeverisë. Pa diskutim është për të vënë në presion të parin e qeverisë, por nuk bëhen as për të fituar ndonjë palë zgjedhje, as për të fituar kredo personale. Bëhet për diçka që shkon përtej PD dhe PS, përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve, politika në kuptimin e debatit të përditshëm, ndalet. Vlera e vetme është çfarë mund të bëjmë së bashku, çfarë mund të bëjë secili nga përgjegjësitë e veta. Dhe përgjegjësitë e qeverisë padiskutim janë shumë të mëdha, opozita ka përgjegjësitë e veta, çfarë mund të bëjmë së bashku që t’ia dalim mbanë me sa më pak pasoja për bashkëqytëtarët, të afërmit, familjarët, vendin tonë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik ku shihen numrat e testeve që janë kryer në rajon dhe numrat e testeve për koronavirus në Shqipër...
TIRANË– Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka shprehur hapur shqetësimin e tij lidhur me politikat e ndjekura nga kreu i qeverisë, Edi R...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se qytetarët do të përballen me një efekt me pasjoa zinxhir nga koronavirusi. Në një intervi...
TIRANË- Bashkimi Evropian ditën e djeshme, në kuadër të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19, ka mbyllur kufijtë dhe vendet e BE nuk pranojnë qytet...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferëncë për shtyp, e cila u transmetuar edhe në Facebook-un e saj, dha detaje lidhur me të i...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte na nisur punën për mos penalizimin e qytetarët ëshqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Shengen dhe ...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shpërndarë sot një video-mesazh, ku ka falenderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luft...
TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, së bashku me ish-deputetet, Floida Kërpçaci në një deklaratë për mediat i kanë bërë thirrje ...
TIRANË- Partia Demorkatike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi ka reaguar për masat e mara nga qeveria për të përballuar situatën e COVID-19. Në një rea...