Politike

Basha betohet para kishës së Laçit: Balluku, Gjiknuri dhe Rama do përfundojnë në burg, do u marrim çdo qindarkë

Basha duke u betuar para qytetarëve në Kurbin, ku zhvilloi një takim me ta, u betua dhe para kishës së Laçit dhe tha se  do i vendoste para drejtësisë për aferën e Unazës së Re.

“Nga Kurbini do i vi fundi Edi Ramës”, këto ishin fjalët e Lulzim Bashës nga takimi me qtyetarët e Kurbinit pasditen e sotme. Basha tha se Rama nuk do të shkojë dot në Evropë, pasi sipas tij Kryeminsitri nuk kalon dot Kurbinin dhe jo më të kalojë Berlinin dhe Parisin.

Më tej numri një i PD tha se shefi i qeverisë është fajtori kryesor për bllokimin e negociatave është Edi Rama, pasi sipas tij ai mbron oligarkët dhe bllokon Evropën. Basha ka komentuar dhe kontratën koncensionarë të rrugës Milot-Balldren duke thënë se  është një aferë korruptive. Ai kërcnëoi kopmanisë kontraktuese që të mos fillonte punën, pasi e priste burgu.

Por fjalën burg e përmendi dhe për Ramën, Ballukun dhe Gjiknurin, duke u thënë se do u merret çdo qindarkë që kanë përfituar me korrupsion. Në fund të takimit, ai shpërndau dhe kartat e anëtarësimit për disa dhjetarë të rinj të kërtij qarku, ku ftoi dhe të tjerët të bëhen pjesë e PD.

(A.B; A.M & A.S. Dosja.al)

  • 18:54

    Basha zbulon një tjetër emër për dosjen 184: Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg, dëgjoje mirë Edi Rama

    Basha gjatë takimit të tij në Kurbin ka sulmuar dhe kandidatin e PD për Lezhën, Pjerin Ndreun. Kreu i PD tha se Ndreu duhet të ishte në burg për blerjen e votave në Dibër dhe jo kandidat, që sipas tij ësthë fals për Lezhën.

    PJESË NGA DEKLARATA

    Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.

    Dosjen e shibtlerjes së votive në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votive në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.

    A mund ta pranoni ju këtë?

    Qytetarët: Joooo

    A mund ta pranojë Lezha këtë?

    Qytetarët: Joooo

    Dëgjoje mirë Edi Rama!

    Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!

    Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin.

  • 18:47

    Basha: Rama është përgjejgësi i vetëm për bllokimin e negociatave

    Lulzim Basha ka bërë sërish fajtor Edi Ramën për mos çeljen e negociatave. Basha nga Kurbini ku zhvilloi një takim me qytetarët në Kurbin, tha se Rama duhet të ishte larguar dhe t’i hapë rrugën integrimit të Shqipërisë në BE.

    “Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian. Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve. Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri I oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjdhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin”, tha kreu i opozitës.

  • 18:29

    Basha ngre tonet nga Kurbini: Nga ky qytet do i vijë fundi pushtetit kriminal

    Nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit të kriminalizuar”, kështu u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi që po zhvillon këtë pasdite me qytetarët e Kurbinit.Basha falenderoi mbështetësit e PD-së, duke thënë se nuk gjej fjalë për pritjen tuaj madhështore.

    Lulzim Basha

    “Mirënjohje për pritjen tuaj madhështore, nuk mund ta shpreh me fjalë.Keni qenë dhe jemi balli i vlerave, kocka dhe palca e kurajos së shqiptarëvë, tmeri i tiranisë. Rama mundohet ta kthejë tmerin dhe panikun, Nga Kurbini do ti vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit më të korruptuar”, u shpreh Basha.

  • 17:46

    Basha kërcënon Ramën, Gjiknurin dhe Ballukun: Do përfundoni në burg

    Lulzim Basha ka bërë sot një kërcënim të hapur për Kryeminsitrin Edi Rama, ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun si dhe ish-minsitrin Damina Gjiknuri. Basha duke u betuar para qytetarëve në Kurbin, ku zhvilloi një takim me ta, u betua dhe para kishës së Laçit dhe tha se  do i vendoste para drejtësisë për aferën e Unazës së Re.

    Basha në fjalën e tij komentoi dhe koncesionin e rrugës së re, Milot-Balldren duke kërcënuar dhe investitotët se do u merrte çdo qindarkë nëse hedhin dhe një lopatë, në atë që ai e quajti aferë korruptive.

    Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhë në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajditit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim. Tani dua t’i them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh kreu i PD.

Një Koment në “Basha betohet para kishës së Laçit: Balluku, Gjiknuri dhe Rama do përfundojnë në burg, do u marrim çdo qindarkë

  1. Zoti Basha (nuk më lë etika të bërtas: O Lul!), kurrë mos shkoftë Rama në Evropë, por hapni udhën për popullin!

Shto Koment