Politike

Basha ka ditëlindjen, Rama e uron nga Lushnja: Sot është e veçantë, i uroj shëndet, jo fitore

Rama tha se 12 qershori ishte një ditë e veçantë pasi 28 vjetori i Ps përkonte me ditëlindjen e Bashës.

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama nga Lushnja, ku edhe po zhvillonte një takim me qytetarët i ka uruar ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama tha se 12 qershori ishte një ditë e veçantë pasi 28 vjetori i Ps përkonte me ditëlindjen e Bashës.

“Sot është ditë e veçantë. Sot është 28 vjetori i PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës. I uroj shëndet por jo fitore Lulzim Bashës. Megjithëse kam përshtyjen se vetëm ta linim të hynte në zgjedhje nuk do të fitonte dot.”

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment