Politike

Basha jep ZGJIDHJEN: Paratë për shtëpitë individuale mund t’u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve për t’i ndërtuar vetë

Basha është shprehur se paratë për shtëpitë individuale mund t’u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve dhe këto të fundit mund t'i ndërtojnë vetë. 
Featured image of article: Basha jep ZGJIDHJEN: Paratë për shtëpitë individuale mund t’u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve për t’i ndërtuar vetë Lulzim Basha

 TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në lidhje me situatën që po përballen qyetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëtorit të vitit të kaluar. I ftuar në emision “Log”, Basha është shprehur se paratë për shtëpitë individuale mund t’u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve dhe këto të fundit mund t’i ndërtojnë vetë.

Po ashtu Basha ka thënë se për rindërtimin e shtëpive ka pasur fonde por sipas tij paratë janë përdorur për ndërtime të tjera.

Pjesë nga Intervista 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Esjona Konomi: Pra premton edhe një shtim të fondit të rikostruksionit?

Lulzim Basha: Padiskutim që fondet ekzistojnë. Ajo që ka munguar është vullneti. Këto fonde kanë shkuar në ndërtime të tjera. Këto fonde shkojnë në drejtime të tjera. Vetëm dy ditën e fundit ne kemi denoncuar dhe media ka transmetuar se si blerja e pajisjeve mjekësore nga një tender të organizuar nga ministria e Shëndetësisë ka shkuar nga 1.2 miliardë lekë që i është dhëne kontrata e parë nga ministria, e ka prishur KPP e ka çuar 3.6 miliardë lekë. Pra paratë ekzistojnë. Dy çështje pra. Kontenierët. Paratë për shtëpitë individuale do të ishin hapat e menjëhershëm që do të hidhja. Dhe këto pa diskutim do të çonin në një lehtësim të vuajtjeve, do të çonin në një përmirësim të gjendjes shpirtërore, shëndetësore por edhe ekonomike të këtyre zonave. Dhe do të ishte një avantazh i shumëfishtë krahasuar me disavantazhin që ka shkaktuar braktisja dhe lënia vetëm e këtyre njerëzve në mëshirë të fatit, të cilët sot realisht janë edhe nga ana mendore vuajnë, po të shkojmë ti shikojmë janë në depresion psikologjik. Dhe ta mbyll këtë pjesë, këtë desha të them, më falni që e zgjata, me një apel që po mundohem ta bëj kudo, ndaj çdo individi, ndaj çdo biznesi ndaj çdo kompanie shqiptare apo vëllezërve tanë në emigracion dhe më veçanti ndaj shoqatave bamirëse. Ky është realiteti që kemi tani, nuk e korrigjojmë dot për 5 muaj sa të vijnë zgjedhjet. Ju lutem bëni gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar këto familje se po vjen acari, mjafton të shkoni t’i shikoni dhe ju thyhet zemra të shikoni vogëlushat dhe vogëlushet 5-6 vjeç në këtë acar, prindërit e tyre pa asnjë ndihmë, pa asnjë të ardhur, me sytë se mos po vjen një paketë ushqimore apo në batanije e re, apo një diçka tjetër për të arnuar çadrën, apo një sobë ngrohëse. Dhe të moshuarit siç ju thashë përveç sëmundjeve të moshës kanë filluar të vuajnë edhe sëmundjet e të jetuarit mbi një vit në çadër.

(a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment