Politike

“Basha ik”, biznesmeni Damir Fazliç bën thirrje publike kundër kryedemokratit, i gjen zëvendësuesen (Foto)

Në një status në Tëitter, Fazliç shprehet se Bregu është liderja e ardhshme e Partisë Demokratike dhe se kryetari aktual Lulzim Basha duhet të largohet.
Featured image of article: “Basha ik”, biznesmeni Damir Fazliç bën thirrje publike kundër kryedemokratit, i gjen zëvendësuesen (Foto) Damir Fazlic dhe Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Biznesmeni i njohur serbo-boshnjak, Damir Fazliç ka bërë një postim promovues në rrjetet sociale për ish-deputeten e PD-së, Majlinda Bregun. Në një status në Tëitter, Fazliç shprehet se Bregu është liderja e ardhshme e Partisë Demokratike dhe se kryetari aktual Lulzim Basha duhet të largohet.

“Liderja e ardhshme e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu! Basha ik!”– shkruan ai krahas fotove ku shihet Bregu.

Biznesmeni serbo-boshnjak është bërë shumë herë pjesë e mediave shqiptare. Ai është akuzuar për pastrim parash dhe për përfitimin e padrejtë të një fondi rreth 2 milionë euro.

Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, biznesmeni u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialiste në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Ai është përfolur edhe mik i ngushtë i Sali Berishës.

Edhe një vit më parë, Fazliç e konsideroi Lulzim Bashën si politikanin më budalla në Ballkan.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Basha ik”, biznesmeni Damir Fazliç bën thirrje publike kundër kryedemokratit, i gjen zëvendësuesen (Foto)

  1. Basha eshte kelysh I soros po ku e gjen guximin nje serb te kerkoje bregun . I ka premtuar me shume te mira se Basha thua

Shto Koment