Politike

Basha i zënë me takime/ Pas ambasadorit gjerman, thërret në zyrë Dulen e Kryemadhin

  • Kryedemokrati Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, çfarë u diskutua “kokë më kokë”
  • Kreu i PD, Lulzim Basha, ka pasur një ditë intensive të mbushur me takime, pas ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, ai ka pritur në zyrën e tij, krerët e partive aleate, Monika Kryemadhin e LSI dhe Vangjel Dulen e PBDNJ.
    Featured image of article: Basha i zënë me takime/ Pas ambasadorit gjerman, thërret në zyrë Dulen e Kryemadhin Monika Kryemadhi

    TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

    Mësohet se temë diskutimi mes tyre ka qënë organizimi i opozitës në zgjedhje dhe përzgjedhja e kandidatëve në rrethe. Më herët, Basha priti në zyrë edhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, me të cilin diskutuan miratimin e reformës zgjedhore dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Takimi i Bashës vjen në një kohë kur reforma zgjedhore është në ngërç dhe nuk dihet nëse do të kalojë apo jo. Opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë asgjë që është arritur në Këshillin Politik, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Ata kërkojnë lista të hapura, prag elektoral 5% dhe  heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment