Politike

Basha i nxjerr ‘sekretin’ Ramës: S’e ka tek listat e hapura, do ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

VIDEO
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Ramës i intereson që ta "shesë" sikur i interesojnë listat e hapura por në fakt ka një tjetër qëllim pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet.
Featured image of article: Basha i nxjerr ‘sekretin’ Ramës: S’e ka tek listat e hapura, do ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitën parlamentare pasi i intereson që të mos ketë koalicione parazgjedhore.  Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Ramës i intereson që ta “shesë” sikur i interesojnë listat e hapura por në fakt ka një tjetër qëllim pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet.

“Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura por për koalicionet zgjedhore. Është sanksionuar në Kushtetutë. Ky është halli i vërtetë i Edi Eamës. Rama e ka tmerr koalicionin opozitar. Maska ra se deri më tani ishte shkak një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asgjë. U blenë si gjë e gjallë. Dhe dallavere të tjera. Nga ky moment nuk përfaqësonin më as familjet e tyre. Ishin mall i blerë nga Rama, sapo siç e quajnë socislistet në kafe “Ballaopozita”, natyrisht me përjashtim. Këto propozuan rritjen e prangut, dhe nuk ka budalla që ka njeri ta besojë. Problemet me çdo sistem është bashkëpunimi me krimin dhe politikën. Nëse një kandidat papritur merr mbështetejen e bandave ose oligarkëve, mund të zgjidhet por nuk është më deputet i qytetarëve,”-tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment