PolitikeVirale

Basha heq nga puna tenorin? Përvishet para demokratëve dhe e këndon vetë himnin: Rreth flamurit…

I shoqëruar nga të besuarit e tij në selinë blu, Lulzim Basha garantoi qytetarët se ia dolën që të vulosin largimin e kryeministrit Edi Rama e më pas këndoi himnin.

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur pas 4 orësh protestën e zhvilluar ditën e sotme, ndërkohë që spikati në përfundim të fjalës së tij, fakti se kryedemokrati e këndoi vetë himnin kombëtar.

Në ndryshim nga herët e tjera, kur Basha ka patur në krah të tij një tenor për të kënduar himnin, i cili merrte ‘përsipër’ shkëlqimin e PD, sonte kryedemokrati e këndoi vetë.

I shoqëruar nga të besuarit e tij në selinë blu, Basha garantoi qytetarët se ia dolën që të vulosin largimin e kryeministrit Edi Rama e më pas këndoi himnin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ishte pjesa e himnit të kënduar nga Basha.

Interesante mbetet pyetja pse PD nuk e mori edhe sot tenorin e PD…

Shto Koment