Politike

Basha fton sërish shqiptarët në protestë: Të bashkohemi, t’i tregojmë Ramës se ia kemi hequr vizën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar qytetarët në protestë. Sipas tij, protesta është e vetmja shpresë për një vend normal.
Featured image of article: Basha fton sërish shqiptarët në protestë: Të bashkohemi, t’i tregojmë Ramës se ia kemi hequr vizën Statusi i Bashës

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar sërish qytetarët në protestën e 8 kombëtare të opozitës. 

Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkuan se protesta është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal.

“Të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën! Asnjë hap pas!,”-shkruan Basha. 

Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e 8-të kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. 1300 forca policie do të jenë në gatishmëri, si dhe autobotet me ujë për shpërndarjen e protestuesve nëse do të jetë e nevojshme. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër përdorimit të dhunës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment