Politike

Basha e akuzon se ka lënë fermerët në baltë, Rama i përgjigjet me subvencionet: Do të përfitojnë 95% e aplikantëve, 400 milion lekë në dispozicion

Kreyeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të shpenzojë 400 milion lekë për të subvencionuar fermerët. Njoftimi vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon ture në çdo cep të Shqipërisë, duke u njohur me shqetësimet e kësaj kategorie.
Featured image of article: Basha e akuzon se ka lënë fermerët në baltë, Rama i përgjigjet me subvencionet: Do të përfitojnë 95% e aplikantëve, 400 milion lekë në dispozicion Rama, Basha me fermerët dhe Çuçi me veterinerët

TIRANË- Ndërkohë që Basha po zhvillon takime me fermerët në çdo cep të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë se i ka lënë në baltë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndihmën për këtë kategori. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën me dije, se qeveria do të përdorë 400 milion lekë shtesë nga buxheti, për të subvencionuar fermerët. Shefi i qeverisë thekson, se nga fondet e Skemës Kombëtare, do të përfitojnë 95% e fermerëve që kanë aplikuar në e-Albania.

Njëkohësisht, Rama ka thënë se vaksinimi i bagëtive për sëmundjen e brucelozës do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, ku do të punësohen 400 veterinerë

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJME TË MIRA PËR FERMERËT 🤩
✅ + 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.
✅ 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.
✅ Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.
✅ 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore👍

Ky lajm për fermerët, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon takime intensive me këtë kategori, në të gjithë vendin. Nga jugu në veri Basha ka dëgjuar hallet e fermerëve për tokën, qiratë, naftën dhe farat. Nga ana tjetër, kryeministri është përgjigjur me panoramën e fermerëve të lumtur që marrin subvencione.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment