Politike

VIDEO/ Basha drejt Kurbinit, qindra mbështetës bllokojnë autostradën në Laç në pritje të tij

Gjatë udhëtimit të tij drejt Kurbinit ai u prit në autostradë nga disa makina të mbuluara me flamuj.
Featured image of article: VIDEO/ Basha drejt Kurbinit, qindra mbështetës bllokojnë autostradën në Laç në pritje të tij Lulzim Basha

KURBIN– Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur në Kurbin gjatë turit të tij 1 ditor nga jugu në veri.

Gjatë udhëtimit të tij drejt Kurbinit ai u prit në autostradë nga disa makina të mbuluara me flamuj.

Teksa Basha gjendej në Krujë, qindra mbështetës të tij janë mbledhur në autostradën e Thumanës në hyrje të Laçit me makinat e tyre për të treguar mbështetje ndaj liderit të opozitës.

Siç vërehet nga videoja e mëposhtme, entuziasmi është shumë i madh tek mbështetësit e rinj që mbizotërojnë turmën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment